-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blendi Klosi zbardh emrat e anëtarëve të Kryesisë së PS

Kryesoret

Asambleja Kombëtare e PS-së zgjodhi sot anëtarët e rinj të Kryesisë, përmes një procesi votimi të 350 anëtarëve të forumit më të lartë politik, dalë nga Kongresi zgjedhor.

Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i PS tha emrat e atyre që janë zgjedhur anëtarë të rinj të Kryesisë të Partisë Socialiste.

Emrat e rinj të Kryesisë së PS janë: Albana Kociu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Brace, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu.

Nga gratë nuk fituan Delina Ibrahimaj dhe Klotilda Bushka, ndërsa nga burrat nuk fituan Vangjel Tavo dhe Pirro Vëngu.

Sekretariati i PS:

Sekretar i Përgjithshëm – Blendi Klosi
Sekretari për Organizimin dhe për Zgjedhjet: Damian Gjiknuri
Sekretare për Diasporën – Zerina Bruci
Sekretare e Programit, Milva Konomi
Sekretar për Rininë – Roi Basha
Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko
Sekretare e Gruas, Evis Kushi

“Kryesia e re e PS do të fillojë punën që nga dita e nesërme për organizmin e fushatës zgjedhore dhe për përgatitjen e programit për vizionin Shqipëria 2030”, tha Klosi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit