-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Asambleja e tradhtarëve duhet qëlluar me top

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka komentuar Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës.

Blushi shprehet se asambleja që u mblodh për të rrjepur shqiptarët dhe tradhtuar interesin kombëtar duhet trajtuar si armike e kombit tonë.

“Edi Rama në 11 vite në pushtet nuk la gur pa lëvizur për të zhbërë Shqipërinë, për ta ndarë Kosovën, për të falur detin, për ta zbrazur dhe mpakur vendin nga shqiptarët, për ta rrjepur barbarisht dhe për ta nxjerrë në ankand. Edi Rama renditi Shqipërinë të parën në Europë për korrupsion dhe të dytën në botë për rryshfet”, shkruan Blushi.

Ai shprehet se “Jemi të fundit në Europë për lirinë e medias dhe kampionë të kapjes për fyti të sistemit të drejtësisë me një organizatë kriminale si SPAK që godet një fshat për një autokombajnë pa leje por që mbyll sytë për aferat monstruoze korruptive të Edi Ramës që DumDumani as guxon t’i përmendë emrin”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit