Sulmuesi holandez Memphis Depay i cili së fundmi ka ndarë rrugët me Atletico Madridin, është shumë afër një hapi të papritur në karrierën e tij. Pas largimit nga kryeqyteti spanjoll, sulmuesi 30-vjeçar pritet të transferohet në Brazil tek Corinthiansi, ka raportuar media braziliane UOL Esporte.
30-vjeçari me gjasë do të marrë vendimin për t’iu bashkuar futbollit brazilian, duke i ikur kështu presionit të ligave evropiane dhe të përqafojë një mision të ri në karrierën e tij.
Corinthians, një klub me një histori të pasur dhe tifozë me plotë pasion, mund t’i ofrojnë atij mundësinë perfekte për të ‘ringjallur’ karrierën dhe për t’u bërë një figurë kyçe në skuadër.