-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja stërvitet në Pragë, nisin përgatitjet për sfidën me Gjeorgjinë

Kryesoret

Pas fitores 2-1 me Ukrainën, Kombëtarja nisi menjëherë përgatitjet për ndeshjen e dytë në Nations League ndaj Gjeorgjisë.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e së shtunës në qendrën stërvitore të klubit Sparta Prague. Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe të gjithë lojtarët janë një gjendje të mirë pa probleme fizike.

Kombëtarja pritet të mbërrijë pasditen e kësaj të diele në Tiranë. Shqipëria do të mbyllë të hënën përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë.

Ndeshja do të luhet të martën më 10 shtator në orën 20:45, në stadiumin Arena Kombëtare. Mbështetja për ekipin Kombëtar do të jetë maksimale, pasi pothuajse të gjithë biletat për ndeshjen janë shitur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit