Kryeministri Edi Rama njoftoi një iniciativë të re për të zhvilluar turizmin e aventurës në Shqipëri, duke prezantuar “paketën e maleve”.
Në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama theksoi se kjo paketë ka si qëllim të stimulojë investimet në zonat malore si Thethi, i cili është bërë një qendër për turistët që janë rikthyer në Shqipëri.
Ai gjithashtu bëri thirrje për shqiptarët që jetojnë në Itali dhe Greqi të kthehen në atdhe dhe të kontribuojnë në zhvillimin e turizmit duke përdorur eksperiencën dhe njohuritë e fituara jashtë vendit.