Zjarri që ka rënë në fshatin Kocul në Selenicë është shuar. Zjarri ka djegur tokat bujqësore dhe pemëtaritë kryesisht me ullinj dhe rrezikoi banesat e fshatit.
Përveç ndërhyrjes së zjarrfikëses së Selenicës dhe Vlorës u desh edhe ndihma e helikopterit nga ajri.
Ndërkohë situata ndodhet nën kontroll dhe po monitorohet që të mos ketë riaktivizim të vatrave.