Një shqiptar nga Kosova është dënuar me 12 mijë euro gjobë në Kroaci pasi u kap duke kontrabanduar 8200 cigare Marlboro në vendkalimin kufitar të Bajakovës me Serbinë. Shqiptar i Kosovës, që po drejtonte një veturë me targa gjermane, kishte fshehur cigaret në bagazh.
Administrata doganore kroate njoftoi se cigaret u konfiskuan dhe për këtë shkelje u shqiptuar gjoba prej 12 mijë eurosh.
Në një rast tjetër, një person britanik gjithashtu u dënuar me të njëjtën shumë për kontrabandë cigare të fshehura në një furgon me targa britanike.
/5pyetjet.al









