Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Panaja.
Flakët kanë djegur një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe ullishta, dhe aktualisht janë ende aktive. Era e fortë po ndihmon në përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndalimin e tyre.
Forcat zjarrfikëse janë nisur në vendngjarje për të shuar zjarrin, ndërkohë që shkaqet e tij mbeten të paqarta. Tymi i dendur ka mbuluar zonën dhe ndihma është e nevojshme për të menaxhuar situatën.
flaket kane djegur nje siperfaqe te madhe me shkurre