Një turist lituanez, 34-vjeçari T.K., është zhdukur në bjeshkët e Valbonës që prej 6 shtatorit, kur ai kishte dalë për të ngjitur majën e Rosit.
Ai kishte lënë dokumentet dhe sendet e tjera personale në bujtinë, por nuk është kthyer siç pritej. Kërkimet intensive nga toka dhe ajri, përfshirë ndihmën e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, nuk kanë rezultuar me gjurmë.
Operacionet janë ndërprerë përkohësisht dhe do të rinisen kur të mblidhen informacione të reja.