Një aksident rrugor ndodhi rreth orës 22:00 më 9 Shtator 2024 në aksin Thumanë-Lezhë, kur një automjet i drejtuar nga një 35-vjeçar humbi kontrollin dhe përplasi trafikndarësen.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij pësuan dëmtime dhe u transportuan në spital për trajtim mjekësor.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkakun e aksidentit.