Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli, pas 16 vitesh arrati, për kultivimin e një plantacioni me 1790 bimë kanabisi në Greqi.
Policia greke e kishte identifikuar atë për këtë krim të ndodhur në vitin 2008 në Trifili. ADN-ja e tij, e kapur nga sistemi i të dhënave biologjike, çoi në arrestimin dhe nisjen e procedurave për ekstradim drejt Greqisë.
Ndërkohë, hetuesit po vazhdojnë të ndjekin rastin për të siguruar rikthimin e tij në vendin ku është kërkuar.