Tronditen kuqezinjtë. Jemi në gjendje që të mundim Ukrainën, por na merr tre pikët Gjeorgjia në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.
Shqipëria humbet në shtëpi përballë Gjeorgjisë me rezultatin 0-1. Vendosi një gol i Kochorashvilit në minutën e 71-të të ndeshjes.
Kombëtarja bëri një ndeshje mesatare, nuk arriti që të sulmonte kuadratin e portës mike për të vendosur në vështirësi rivalin dhe pas disa momenteve përgjumje hëngri golin e vetëm.
Në 20 minutat e mbetura plus shtesën tentoi në disa mënyra por rrjetën nuk e gjeti dhe kjo për meritë të Gjeorgjisë që tashmë ka gjashtë pikë në krye të grupit.