Pas humbjes përballë Gjeorgjisë, mbrojtësi kuqezi Mario Mitaj renditi arsyet.
“Në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë. Vrapuam më shumë. Kishim 2-3 raste. Por ata i shfrytëzuan më mirë. Loja e parë nuk është justifikim, sepse edhe ata kishin zhvilluar një ndeshje. Hapësirat në krahë i kishim më të shumta.
Duhet ta kishim qarkulluar topin më shumë. Kalimi te Al Itihadi? Fola me menaxherin, pashë ekipet, pashë lojtarët dhe vendosa. Më thanë që do të kisha më shumë minuta, prandaj edhe shkova. Do të luaj më shumë se në Rusi” tha ai.