Një shqiptar është arrestuar në Gjermani pas një kontroll të kryer në makinë nga policia ndërkufitare në Autobahn 40, në kryqëzimin Niederdorf.
Gjatë kontrollit të automjetit me targa belge, efektivët zbuluan 1.15 kilogramë kokainë të fshehur nën sediljet e shoferit dhe pasagjerit.
33-vjeçari shqiptar është ndaluar dhe është dërguar në stacionin e policisë federale në Kempen për hetime të mëtejshme.
Hetimet tani po udhëhiqen nga hetuesia doganore e Essen.