Policia e Kosovës ka arrestuar katër serbë në Mitrovicë Veriore, të cilët akuzohen për ofendimin dhe sulmin ndaj dy zyrtarëve policorë, njëri prej të cilëve ka pësuar lëndime. Sipas Policisë, të arrestuarit ishin nën ndikim të alkoolit.
Kryeministri serb Millosh Vuçeviç dhe Lista Srpska kanë reaguar duke e quajtur arrestimin si represion ndaj serbëve dhe kanë akuzuar policinë për brutalitet.
Ata pretenduan se të rinjtë u rrahën dhe u poshtëruan gjatë arrestimit, duke kërkuar ndërhyrjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë.