-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nxënësit e Klosit bojkotojnë mësimin për shkak të bashkimit të klasave

Kryesoret

Nxënësit e klasës së parë dhe të katërt në shkollën 9-vjeçare “Ibrahim Temo” në fshatin Kurdari, Bashkia Klos, kanë nisur bojkotin e mësimit prej dy ditësh.

Shkaku i këtij bojkoti është bashkimi i këtyre klasave në një klasë kolektive, që ka shkaktuar pakënaqësi tek prindërit dhe gjyshërit e nxënësve. Ata kërkojnë që çdo klasë të ketë mësuesin e saj, siç ka qenë vitin e kaluar, shkruan Balkanweb.

Drejtues të Zyrës Arsimore në Klos kanë bërë të ditur se problemi është duke u shqyrtuar dhe se bashkimi i klasave është bërë për shkak të uljes së numrit të nxënësve.

Përveç shqetësimit për bashkimin e klasave, prindërit janë të shqetësuar edhe për gjendjen e shkollës, e cila ka marrë vetëm një lyerje nga jashtë dhe nuk ka pasur meremetime të tjera brenda. Bojkoti do të vazhdojë deri sa kërkesat e tyre të merren parasysh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit