Shqipëria humbi 0-1 në “Air Albania” nga Gjeorgjia. Një humbje që dhemb për kuqezinjtë, të cilët humbasin shansin të jenë të parët e grupit B1. Në përfundim të ndeshjes për mikorofnin e SuperSport foli mesfushori Ylber Ramadani.
“Ndeshje e vështirë, donim të sulmonim, por ata u mbrojtën me 5 e pastaj edhe me 3 mesfushor. Na vuri në vështirësi. Gjeorgjia është shumë e fortë, por edhe ne. Sot nuk ishte dita jonë, por jemi në nivel të njëjtë.
Ata e përgatitën ndeshjen mirë me kundërsulme, bënë gol dhe ishte shumë e vështirë t’i çanim mbrapa.
Kur dilnim në sulm duhet të isha afër Kvaras, ai bëri diferencën me ne që i shkonim pas dhe të tjerët shfrytëzuan mundësinë”, tha Ramadani.