Shqipëria është mundur 1-0 nga Gjeorgjia në një ndeshje ku kuqezinjtë nuk realizuan asnjë goditje në portë.
Një gol i Kochorashvili në minutën e 71 i dhanë miqve 3 pikët që i bëjnë kryesues të vetëm të Grupit B1 të Nations League.
I pyetur për faktin që nuk gjuajtën asnjëherë në portë, trajneri Silvinjo nuk u shpreh i shqetësuar.
“Jo. E tillë ishte ndeshja. Ata kanë një mesfushë shumë të mirë me 4 lojtarë.
Janë lojtarë me cilësi shumë të larta dhe mbrohen shumë mirë dhe futen në lojë shumë shpejt dhe kur pëson një gol është shumë e vështirë që të barazosh.
Ishte një ndeshje taktike, kush gabon humbet. Ne meritonim një barazim. Lojtarët bënë më të mirën” tha ai.