-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ Shpërndante drogë LSD, arrestohet 20 vjeçari

Kryesoret

Në Tiranë është finalizuar operacioni policor i koduar “Stacioni”, që ka për qëllim goditjen e aktivitetit të shpërndarjes së drogave të forta.

Gjatë këtij operacioni, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, E.K., banues në Tiranë.

Operacioni u realizua në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, ku gjatë kontrollit të detajuar, policia gjeti dhe sekuestroi qindra doza me lëndë narkotike të dyshuar si LSD. Sektori për Hetimin e Narkotikëve ka realizuar një hetim të thelluar që çoi në këtë rezultat, duke u angazhuar për të goditur aktivitetin kriminal në fushën e drogës.

Materialet e kësaj çështjeje do t’i kalohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit