-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘U zunë me djalin tim…’! Cfarë tha killeri që vrau xhaxha e nip në Roskovec?

Kryesoret

Një konflikt për motive të dobëta ka lënë të vdekur dy banorë të fshatit Kurjan të Roskovecit mesditën e kësaj të marte. Lavdimir dhe Gramos Kurtaj u vranë me armë zjarri automatike nga shtetasi Altin Kuka. Autori 49-vjeçar i ngjarjes së rëndë u vetëdorëzua në polici pak pas ngjarjes. Drejtori i policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj tha se motivi për ngjarjen e rëndë është bërë një grindje mes viktimave dhe djalit të autorit. Hasanaliaj tha se pas vetëdorëzimit në polici, 49-vjeçari Kuka tha se e kishte kryer krimin për shkak të një konflikti të çastit që i biri kishte pasur me viktimat.

“Rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku shtetasi Altin Kuka, banues në Fier dyshohet si autori i ngjarjes së ndodhur, duke vrarë me armë zjarri automatik dy shtetas, xhaxha dhe nip, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Pas kryerjes së këtij akti kriminal shtetasi Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit. Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të një grindje që ka ndodhur mes djalit të tij dhe dy viktimave”, tha Hasanaliaj, citon A2.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit