Policia e Fierit saktëson se dy viktima sot në Roskovec nuk janë vëllezër por xhaxha e nip. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan, dyshohet pas një konflikti mes fëmijëve.
Viktimat janë Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj, xhaxha e nip. Ndërsa autor i dyshuar i krimit të rëndë është Altin Kuka, 49 vjeç. Ky i fundit mësohet se është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit.