Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në lagjen 1 të Pogradecit, për shkak të një shkëndije elektrike në bolier.
Anëtarët e familjes ishin në shtëpi dhe njoftuan shërbimin zjarrfikës, i cili ndërhyri në kohë për të fikur flakët.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar nga incidenti.