Amerika dhe bota përkujtojnë 23 vjetorin e sulmeve terroriste më vdekjeprurëse në histori, që ndodhën në 2001. Ato sulme, të kryera nga Al-Qaeda, rezultuan në humbjen e jetës së 2,977 personave, me numrin më të lartë të viktimave në Nju Jork.
Katër avionët e rrëmbyer u përdorën për të sulmuar Kullat Binjake dhe Pentagonin, ndërsa një fluturim tjetër përfundoi në një fushë në Pensilvani pasi pasagjerët u përpoqën të parandalonin sulmin. Këto ngjarje shënuan fillimin e një “lufte globale kundër terrorizmit” dhe ndikuan në ndërhyrjet e SHBA në Afganistan dhe Irak.
Motivacioni i Al-Qaedës për sulmet lidhej me politikën amerikane dhe mbështetje ndaj Izraelit, Arabisë Saudite dhe Rusisë. Në përgjigje, SHBA-ja nisën operacione ushtarake dhe, në 2011, vranë liderin e Al-Qaedës, Osama bin Laden, në Pakistan.
Sulmet e 11 Shtatorit 2001 janë kujtuar si një ngjarje traumatikë që ndryshoi politikën e sigurisë dhe jetën e shumë individëve, duke shpërthyer ndjenja solidariteti dhe bashkimi në SHBA dhe përtej saj.