-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu: Sulmet ndaj Iranit nisën për shkak të ndërtimit të objekteve të reja bërthamore

Kryesoret

Në një intervistë për Fox News, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shpjeguar arsyen e sulmeve ndaj Iranit, duke thënë se ato u nisën pasi Teherani kishte filluar ndërtimin e objekteve të reja bërthamore dhe bunkerëve nëntokësorë që do të mbroheshin nga ndërhyrjet.

Netanyahu theksoi se këto objekte do të bënin programin e raketave balistike dhe të bombës atomike të Iranit të paprekshëm nga sulmet, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen brenda disa muajsh.

“Arsyeja pse duhej të vepronim tani është se, pasi goditëm objektet e tyre bërthamore dhe programin e raketave balistike, ata filluan të ndërtonin bunkerë që do t’i bënin këto programe imunë ndaj ndërhyrjeve”, tha Netanyahu. Ai shtoi se nëse Izraeli nuk do të vepronte në këtë moment, mund të ishte shumë vonë për të parandaluar zhvillimin e këtyre armëve të rrezikshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit