Mëngjesin e sotëm, një aksident në autostradën Fier-Lushnjë, në kryqëzimin e Savrës, përfshiu një motoçikletë dhe një kalimtare.
Motoçikleta, që po udhëtonte për në Lushnje, përplasi kalimtaren e cila po dilte në autostradë. Po ashtu, drejtuesi i motoçikletës, Riza Çela, është lënduar. Të dy të lënduarit janë transportuar në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Banorët e zonës kërkojnë heqjen e barrierës së hekurt, e cila sipas tyre kontribuon në aksidente.