Lideri i opozitës Sali Berishës në fjalën e tij në tubim akuzon prokurorët se janë ndërzyer nga Edi Rama për të hetuar fondacionin e fëmijëve me autizëm të zonjës së tij, Liri Berisha, e cila shërben pa pagesë.
“Ndërsen këta zagarë të hetojnë fondacionin e fëmijëve me autizëm, në të cilin Liri Berisha shërben pa asnjë qindarkë fitim. A mund të imagjinoni një gjë të tillë? Se u thotë Linda, meqenëse Berisha po më denoncon, shkoni njëherë dhe gjeni diçka aty. O turpe dheu, o hajdutë, o racë hajdutësh. Bashkë me Dumanët, Krajët dhe fundërrinat do merrni atë që meritoni”, u shpreh Berisha.