Operacioni policor i koduar “Hija” në Durrës ka përfunduar me arrestimin e Kujtim Gashit, 47 vjeç, banues në Shënavlash.
Gashi është akuzuar për përndjekjen e një 29-vjeçareje për disa muaj, duke i shkaktuar frikë dhe ankth. Po ashtu, ai mbante një pistoletë dhe municion luftarak pa leje, të cilat janë sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e tij.
Për këtë rast, 29-vjeçarja kishte bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Përndjekja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit.”