Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, kanë reaguar ndaj spekulimeve për ngrirjen e raporteve ndërmjet kryeministrave Kurti dhe Rama.
Konjufca theksoi se mospajtime eventuale mes kryeministrave nuk ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe e cilësoi bashkëpunimin në nivel qeverie si të shkëlqyer.
Ai shtoi: Kryetarja Spiropali s’ka ardhur për të shkrirë asgjë por për të vazhduar raportin shumë të mirë mes Shqipërisë dhe Kosovës.”
Nga ana e saj, Spiropali e përjashtoi idenë e ngrirjes së raporteve, duke theksuar se bashkëpunimi është natyror dhe Kosova është një prioritet kombëtar për Shqipërinë.
Spiropali në takimin me Kurtin dhe Konjufcën: Kosova është prioritet për Shqipërinë