Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendësshefja e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati, nderuan viktimat e sulmit të 11 Shtatorit 2001.
Ata vizituan pllakën memoriale në oborrin e qeverisë, e cila është vendosur në vitin 2019 për të përkujtuar ata që humbën jetën në sulmet terroriste në SHBA.