Ditën e sotme nuk do të shkojë në SPAK vetëm Sali Berisha, por edhe një nga ish-ministrat e tij. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i kërkoi Gjykatës së Posaçme të ripërsërisë pjesërisht akt ekspertimin e dëmit ekonomiko financiar të çështjes “Gërdeci”.
Mediu tha se ekspertët nuk kanë marrë parasysh një shkresë të kombinatit mekanik të Poliçanit, të vitit 2007, ku përllogariten kostot e demontimit të municioneve, duke i konsideruar të dhënat e saj të falsifikuara.
Avokati Henrik Ligori i kërkoi gjykatës të marrë në cilësinë e provës tre vendimet gjyqësore dhe të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi të ri të pjesshëm.