Një 25-vjeçar shqiptar është marrë peng në Francë gjatë përpjekjes për të arritur ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Vëllai i tij ka denoncuar rastin dhe ka njoftuar se personat që e kanë rrëmbyer po kërkojnë një shpërblim prej 24 mijë pound për ta liruar.
Ndërkohë, në Kukës janë arrestuar dy të rinj, të cilët dyshohet se ishin përfshirë në planifikimin e transportit të të riut të marrë peng drejt Britanisë së Madhe.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për çlirimin e pengut.