Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e sotme me një mbledhje me drejtuesit socialistë të komisioneve parlamentare.
Diskutimet janë fokusuar tek koordinimi i punëve në Parlament dhe qeveri në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 2025.
Takimi vjen në nisje të këtij sesioni parlamentar dhe seancës së radhës që do të zhvillohet nesër dhe në rendin e ditës është interpelanca e shefit të qeverisë për cështjen e mbetjeve toksike por edhe e votimit për mandatin e Olta Xhaçkës.
Në ditët e fundit kryesocialisti ka pasur axhendë të ngjeshur me strukturat e partisë që u finalizuan me ndryshimet e drejtuesve të qarqeve.