-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali në takimin me Kurtin dhe Konjufcën: Kosova është prioritet për Shqipërinë

Kryesoret

Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, ka përfunduar vizitën zyrtare në Kosovë, ku është takuar me Kryeministrin Albin Kurti dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në një deklaratë për mediat pas takimeve, Spiropali e përshkroi vizitën si një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm.

Është e pabesueshme dhe jashtëzakonshme, por nëse kthejmë kokën pas, shohim rrugën që ka sjellë liria. Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë, për Shqipërinë dhe Kosovën bashkëpunimi është një prioritet i pandashëm, është një binom stabilizues dhe orientues për të nesërmen tonë por edhe për të gjithë rajonin.

Me kryetarin Konjufca ne ndamë që t’u sugjerojmë qeverive tona një konkretizim më të detajuar të partneritetit strategjik e gjithëpërfshirës duke bërë atë një model inkurajues për bashkëpunimin rajonal ndër shqiptarë dhe më gjerë.

Dy parlamentet tona kanë potencialin politik për të promovuar integrimin rajonal. Në këtë kuadër, dialogu Kosova-Serbi është një proces i gjatë, por në fund të tunelit do të ketë dritë” u shpreh Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit