Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë vizitës, Spiropali do të takohet me Kryeministrin Albin Kurti dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Takimet do të fokusohen në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe diskutime mbi bashkëpunimin në çështje të ndryshme rajonale.
Pas përfundimit të takimeve, Spiropali dhe Konjufca do të mbajnë një deklaratë për mediat në orën 12:15.