Një zjarr ka shpërthyer në tarracën e një biznesi pranë qendrës tregtare TEG në Tiranë.
Flakët, që u përhapën në sistemet e kondicionimit, janë shuar nga zjarrfikësit dhe nuk kanë shkaktuar lëndime.
Të gjitha dëmet janë materiale. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrvënies.