-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

11 viktima dhe 79 të infektuar nga Ethet e Nilit në Shqipëri

Kryesoret

Numri i personave të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor ka shkuar në 79 dhe 11 të tjerë kanë humbur jetën pas inflamacionit të rëndë të sistemit nervor.

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini i tha se “Ky sezon e bën edhe fluksin më të ulët, ndërkohë edhe shfaqja e rasteve ka qenë më e pakët. Theksoj që kemi një prekje prej 79 rasteve dhe ndërkohë kemi pasur rreth 40 raste të dyshuara. Edhe humbjet e jetës kanë qenë prezent, kryesisht grupmosha e prekur është mbi 60 vjeç”.

Procesi i dezinfektimit vijon të kryhet në zonat e identifikuara nga bashkitë si problematike.

“Në zona sikurse Lushnjë, Fieri, Berati, Elbasani Tirana, Lezha, Kurbini kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë me rekomandimet e ISHP-së për të minimizuar habitatet në të cilat zhvillohen këto mushkonja. Strukturat mjekësore janë në alert duke vlerësuar çdo rast me shenjat e para e më pas për t’u menaxhuar”, tha Tomini.

Sipas ISHP, 80% e të prekurve e kalojnë pa simptoma, 19përqind me simptoma të lehta dhe vetëm 1 përind bëjnë komplikacione të rënda, kryesisht moshat mbi 65 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit