-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksi Thumanë-Kashar, Andia Ulliri: Fituan banorët, koha na dha të drejtën që kërkonim

Kryesoret

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua një interpelancë me zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku lidhur me segmentin Kashar-Thumanë.

Deputetja demokratike Andia Ulliri në një reagim tha se kjo seancë plenare solli në vëmendje fakte nga projekti i aksit Thumanë-Kashar, segment i Korridorit Blu.

“Nje vit kontestime, dy muaj intensive proteste me banorët për akses, ku përballja me mungesën e reagimit, dizinformimi dhe dhuna policore e bëri të vështirë betejën tonë si banorë për të bërë të qartë kërkesat tona”, u shpreh Ulliri.

Më pas ajo thotë që “sot gjatë interperlancës u bë publike dhe arritja e adresimit të kërkesave të banorëve dhe zgjidhjes së shumë kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për nyjet e shkëmbimit”.

Ulliri i falenderon të gjithë banorët që kontribuan në zgjidhjen këtij problemi me vërtetësi dhe guxim.

Ajo thekson se “Shumë thanë që ne ishim gabim dhe protestonim pa të drejtë por koha na dha të drejtën që kërkonim”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit