Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në urën e fshatit Polenë në Korçë.
Drejtuesi i makinës 37-vjeçari Sokol Çita ka përplasur këmbësori 60-vjeçar Bujar Rika. Si pasojë e përplasjes këmbësori ka ndërruar jetë.
Ndërsa 35-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbuluar rrethanat.