-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analisti: Të shfryrë nga fiaskoja e Banjskës, serbët e Kosovës po heqin dorë nga jeta në Kosovë

Kryesoret

Analisti dhe profesori amerikan, Edward P. Joseph, pjesë e universitetit Johns Hopkins në Uashington shprehet se Presidenti serb e ringjalli projektin nacionalist serb të madh.

“Vuçiç ringjalli hapur projektin nacionalist serbomadh që e çoi Jugosllavinë në luftë tre dekada më parë. Serbia në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në vazhdimësi ka minuar sovranitetin, funksionalitetin dhe aspiratat euroatlantike të secilit vend.

Konspiracioni i armatosur serb i krijuar shtatorin e kaluar në Banjskë në veri të Kosovës afër vendit ku janë vendosur trupat amerikane synoi të ndante vendin me forcë.

Duke përbuzur Uashingtonin, Vuçiç emëroi dy nga figurat e rralla të sanksionuara nga SHBA në qeverinë më të re serbe. Njëri prej tyre – Zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin, një ish-shefi famëkeq i inteligjencës dhe ndihmës i Kremlinit duke deklaruar se Serbia është një aleate e Rusisë dhe se nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiç Serbia kurrë nuk do të anëtarësohej në NATO dhe as nuk do të vendoste sanksione ndaj Federatës Ruse.

Tashmë të shfryrë nga fiaskoja e Banjskës, serbët e Kosovës janë afër të heqin dorë nga jeta në Kosovë – një rezultat që do të luajë me planet serbe dhe ruse për të minuar rendin perëndimor, multietnik në rajon” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit