Tre shtetas kinezë janë arrestuar në Rinas, Tiranë, për organizimin e lojërave të fatit dhe prostitucionit.
Gjatë operacionit të koduar “Electronics,” policia ka kapur ata në flagrancë duke tentuar të kontrabandonin pajisje elektronike që përdornin për veprimtaritë e paligjshme.
Arrestimet përfshijnë N. X., 19 vjeç, C. L., 43 vjeç dhe Sh. J., 49 vjeç, ndërsa Y. L., 17 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë. Pas kontrollit, policia ka sekuestruar 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera, në të cilat janë gjetur faqe dhe programe për lojëra fati dhe prostitucion.
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre individëve.