-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Austria dhe Greqia theksojnë rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Kryesoret

Në një konferencë për shtyp pas takimit me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, kancelari austriak Karl Nehammer theksoi se Austria do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimi Evropian.

Nehammer e përshkroi rajonin si një pikë të rëndësishme gjeostrategjike dhe theksoi ndikimin e shteteve si Rusia dhe Kina në këtë zonë.

“Për Austrinë, Ballkani Perëndimor është një pikë e rëndësishme gjeostrategjike dhe ne kemi lidhje historike mes nesh. Ballkani Perëndimor duhet parë si një sferë integrale e ndikimit të Bashkimit Evropian.  Ky rajon është i rëndësishëm për BE-në nga pikëpamja ekonomike dhe e sigurisë. Shumë shtete po përpiqen të ushtrojnë ndikim atje si Rusia, Kina dhe ato arabe”, tha Nehammer.

Nga ana e tij, Mitsotakis theksoi rëndësinë e mbështetjes për rrugën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe shprehu shqetësim për çmimet e larta të energjisë në Greqi krahasuar me Austri dhe Gjermani.

Ai paralajmëroi se çdo formë nacionalizmi që rritet në rajon mund të dëmtojë idenë evropiane dhe theksoi rëndësinë e respektimit të shtetit të së drejtës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit