-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ Bardhi akuzon Ramën për mbetje toksike: Shqipëria ka shkelur Konventën e Bazelit

Kryesoret

Në interpelancën me Kryeministrin Rama për mbetjet toksike, deputeti Bardhi theksoi se Shqipëria ka shkelur Konventën e Bazelit duke lejuar importimin e mbetjeve helmuese nga porti i Durrësit.

Ai e cilësoi këtë si aktivitet kriminal dhe mungesë të mbikëqyrjes, duke përmendur kompanitë “Kurum” dhe “Sokolollaj SHPK” si përgjegjëse.

“Po nga porti i Durrësit janë nisur disa ton mbetje të rrezikshme dhe pritet të kthehen mbrapsht. Lishur me këtë çështje ka pasur disa reagime të institucioneve përgjegjëse. Ka dyshime serioze se Shqipëria ka shkelur konventën e Bazelit, që rregullon tregtinë e vendeve të rrezikshme. Vende si Shqipëria nuk lejohet të transportojnë mbetje të rrezikshme. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë më një ngjarje të izoluar por me një aktivitet kriminal.

Si janë lejuar të eksportohen nga Porti i Durrësit. Kush i ka lejuar të dalin nga porti i Durrësit. Për këtë duhet të përgjigjet kreu i aktivitetit të kontrabandës“, tha Bardhi.

Bardhi kërkoi një sqarim të menjëhershëm nga Rama, duke akuzuar qeverinë për fshehje dhe keqmenaxhim të situatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit