Autoritet spanjolle kanë arrestuar tre shqiptarë pasi merreshin me kujdesin e një plantacioni mariuane me 2200 bimë pranë lumit Ebro në komunën e Escatron.
Ngjarja ka ndodhur në 10 shtator, autorët janë të moshës 21 deri në 34 vjeç dhe akuzohen për krime të dyshuara kundër shëndetit publik, kundër florës dhe faunës dhe anëtarësimit në një grup kriminal
Gjatë inspektimit të tokës, agjentët gjetën disa zona të diferencuara për të kryer aktivitete të ndryshme: kultivimin e bimëve, një vend pushimi ku kishte dyshekë për të kaluar natën, një zonë kuzhine me pajisje dhe furnizime ushqimore, si dhe një zonë tjetër për tharjen.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 kilogramë sytha marihuanë të thara.
Plantacioni në një gjendje të avancuar rritjeje, kishte infrastrukturën e nevojshme për kultivim me dy pellgje që mbusheshin përmes zorrëve dhe pompave të nxjerrjes së ujit, të nxjerra nga lumi Ebro dhe gjeneratorëve elektrikë për të furnizuar me dritë pajisjet.