Policia e Tiranës ka arrestuar S. K., 34 vjeç, i akuzuar për përvetësim të shumave të mëdha parash nëpërmjet mashtrimit.
Ai është ndaluar gjatë operacionit të koduar “Përsëritësi” dhe është përballur gjithashtu me akuzën për kundërshtim të punonjësit të policisë. S. K. dyshohet se ka mashtruar disa individë dhe ka shpërfillur urdhrat e policisë, duke tentuar të arratisej dhe duke rënë në lumin Lana gjatë ndalimit.
Materialet janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.