Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është nderuar sot me çmimin M100 Media Award, çmim që u jepet personaliteteve që janë të përkushtuar për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit dhe mbrojtjes së vlerave evropiane.
“Faleminderit, cfarë nderi për popullin e Kosovës së pari… më vjen keq që s’mund ta therm fjalimin në gjermanisht. Të qëndrosh para jush dhe të shohësh kampionë të demokracisë është një nder një që më më përul thellësisht”, tha Osmani.
Ajo u shpreh se vitin e kaluar ishte e ulur në audiencë duke parë teksa po i jepnit çmimin M100 popullit të Ukrainës.
“Ne ishim në vendin e tyre, ishim në pozitën e tyre, pamë shkatërrimin dhe vuajtjen që sjell e kundërta e demokracisë, prandaj sot jemi kaq të përkushtuar, kaq të palëkundur dhe kaq të vendosur për të luftuar çdo betejë dhe për ta paguar me çdo çmim sigurimin e mbijetesës dhe suksesit”, tha Osmani.