-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshje shiu, moti merr kthesë të fuqishme ditën e nesërme

Kryesoret

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

SHMU bën të ditur se moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët dhe reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Në veriperëndim reshjet e shiut lokalisht pritet të jenë me intensitet deri të lartë.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era parashikohet të jetë nga juglindja me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Deti i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 28°C
në zonat e ulëta 17 deri 27°C
në zonat bregdetare 20 deri 27°C

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit