Pjesëtarët e inteligjencës ushtarake ukrainase (DIU) kanë shpërndarë pamjet e rrëzimit të një avioni luftarak rus të tipit Su-30, i cili u shkatërrua nga një predhë kundërajrore gjatë një operacioni në Detin e Zi.
Avioni, i vlerësuar në rreth 50 milionë dollarë, ishte në pronësi të regjimentit të 43-të të forcave ajrore ruse dhe kishte humbur kontaktin me komandën ruse rreth orës 5:00 të mëngjesit më 11 shtator.
Pas humbjes së kontaktit, forcat ruse nisën një operacion kërkimi që zgjati tre orë për të gjetur rrënojat e avionit, që u hodh në erë nga ukrainasit. Avioni ishte stacionuar përkohësisht në bazën ajrore Saky në Krimenë e pushtuar.