Vangjel Tavo është zyrtarisht kryetar bashkie i Himarës. Pas përfundimit të procedurave të ankimimit nga opozita, sot KQZ i dha mandatin që e fitoi në datë 4 Gusht përballë Petro Gjikurisë.
“Vendos dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë z. Vangjel Tavo, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”, tha Celibashi. Tashmë Tavo do të bëjë betimin dhe do të marrë detyrën.