-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj dhe Presidenti i Izraelit vizitojnë Memorialin e Holokaustit në Tiranë

Kryesoret

Presidenti i Izarelit Isaac Herzog e mbylli vizitën e tij të parë në Shqipëri në Memorialin e Holokaustit në Parkun e Liqenit të Tiranës, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Herzog u shpreh se sot përkujtojmë një nga ngjarjet më tragjike shfarosjen e 6 milionë hebrenjve.

“Sot, ndërsa vala e urrejtjes, antisemitizmit dhe terrorit, është kthyer sërish kundër hebrenjve në mbarë botën dhe në Izrael, Shqipëria zgjeron më tej traditën e saj të tolerancës, dinjitetit, dhe respektit. Falenderoj mbarë kombin shqiptar dhe ju falenderoj juve, i nderuar kryetar bashkie, dhe qytetin tënd, për një miqësi kaq të pabesueshme, të frytshme dhe të fortë”, tha presidenti izraelit.

Ndërsa Veliaj kujtoi rolin e rëndësishëm që luajti Shqipëria gjatë luftës, duke u bërë shtëpia e qindra hebrenjve.

“Nëse para luftës në Shqipëri ndodheshin 200 deri 300 hebrenj, pas luftës atje ishin gati 2 mijë hebrenj. Njerëzit erdhën këtu nga ish-Jugosllavia, Greqia dhe vende tjera. Kjo tregon mikpritjen e shqiptarëve që mbrojtën hebrenjtë që ishin me ta”, tregoi Veliaj.

Në fund Erion Veliaj e mbylli me një apel që si ytetarë të këtij kombi dhe si pjesë e një komuniteti global, të sigurohemi që të punojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më kurrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit