Ditën e sotme në seancën plenare ministri i Shtetit për Marrëdhënëniet me Parlamentin Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës të votojë aktin normativ për ti dhënë fondin që i duhet KQZ-së për ngritjen e një regjistri për mundësinë e votës së emigrantëve.
Balla tha se për krijimin e regjistrit, duhet që KQZ t’i propozojë rregullatorit, rregullatori me një shumicë të cilësuar do të përcaktojë procedurën mbi të cilën të ngrihet regjistri.
“Prandaj ata duhet të regjistrohen, procesi i regjistrimit fillon 120 ditë opara ditës së zgjedhjeve dhe mbyllet 60 ditë para zgjedhjeve. Ata duhet të vetëregjistrohen. Shpresoj që rregullatori i KQZ ta përfundojë sa më shpejt këtë proces, lidhur dhe dokumentacionin, në mënyrë që të realizojmë këtë hap historik.”, u shpreh Balla.